E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy persona per shperndarje

Dy persona kane rene ne prangat e policise se kryeqytetit per trafik droge gjate nje operacioni mbremjen e se martes. Operacioni i policise i koduar Lulishtja beri te mundur kapjen dhe goditjen e nje grupi shperndaresish te lendeve narkotike. Burime nga policia bejne me dije se arrestuan ne flagrance Elis Perfundin 26 vjec lindur dhe banues ne Vore dhe Elidon Prognin 21 vjec banues ne Tirane. Kapja e tyre u be e mundur ne afersi te rruges Lord Bajron ne Tirane. Gjate kontrollit dy te rinjve iu gjet 400 grame lende narkotike e llojit kanabis sativa e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale se bashku me shumen e parave prej 90.000 lekesh. Nderkohe gjate kontrollit te shtetasit Elis Perfundi iu sekuestruan 50 grame lende narkotike e ndare ne 10 porcione. Sipas policise thuhet se ky grup shperndaresish tregtonte lenden narkotike kryesisht ne zonen e Laprakes Don Bosko etj. ne kryeqytet

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›