E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Qafe-Gjashtes Apeli le te lire Eduard ipen

ipa ishte denuar me 15 vjet burg nga Gjykata e Krimeve te Renda si i implikuar ne masakren e 4 marsit 1997

Nje nga te akuzuarit per masakren e Qafe-Gjashtes nuk do te qendroje me pas hekurave te burgut. Sipas vendimit te trupit gjykues nuk ka asnje prove qe te implikoje Eduard Cipen ne masakren e Qafe-Gjashtes. Gjykata e Apelit seancen e djeshme ka vendosur te lere te lire nje nga te akuzuarit per masakren e kater marsit 1997 ne Sarande. Pasi ka shqyrtuar provat e paraqitura Apeli ka hedhur poshte vendimin e Krimeve te Renda per ta lene ne burg Eduard Cipen. Gjykata e Krimeve te Renda kishte dhene ndaj Cipes masen 15 vjet heqje lirie. Por sipas Apelit provat e paraqitura nuk jane te mjaftueshme per ta implikuar te pandehurin ne masaker ndaj ka dhene vendimin per ta lene te lire. Per masakren e vitit 1997 ne Qafe-Gjashte te Sarandes ku punonjesi i policise Gjergji Mehmeti u dogj i gjalle ne makine dhe nje tjeter punonjes policie u mor peng akuzohen 10 persona njeri prej te cileve u la i lire.

Vendimi gjyqesor per te akuzuarit e Qafe-Gjashtes

Gjykimi mbi te akuzuarit per masakren e Qafe-Gjashtes filloi ne gjykaten e Krimeve te Renda me 14 janar 2009. Gjate seances se pare perfaqesuesi i Prokurorise se Krimeve te Renda shpalli akt-akuzen per autoret e dyshuar te kesaj ngjarje. 10 persona u arrestuan dhe dyshohen te kene marre pjese ne masaker. Te pandehurit jane Vladimir e Nestor Sinani Alqi Paguni Eduart Cipa Edmond Sejko Arben Kendezi Agron Qurku Mikel Flamur ose Vladimir Kendezi Aleksander Bala dhe Riston Llapa. Avokatet u shprehen para kolegjit penal se klientet e tyre ishin te pafajshem. Nderkohe ne fund te gjykimit Gjykata e Krimeve te Renda vendosi masen 130 vite burg per 10 te arrestuarit. Si prove kryesore ka sherbyer nje kasete filmike e sekuestruar prane nje TV privat nga e cila u rindertua vendi i ngjarjes ne vitin 2004 e cila kishte filmime te vendit te ngjarjes te ndodhura ne Sarande ne vitin 1997. Por diten e djeshme Gjykata e Apelit e Krimeve te Renda liroi per mungese provash Eduard Cipen njerin prej 10 te akuzuarve. Ndaj Eduard Cipes u rrezua denimi me 15 vjet burg i dhene nga Gjykata e Krimeve te Renda. Ndersa per 9 te akuzuarit e tjere eshte lene ne fuqi vendimi gjyqesor i Krimeve te Renda. Gjykata e Krimeve te Renda ne Tirane ka denuar me 18 vjet burg Vladimir Sinanin Nestor Sinanin me 15 vjet burg Alqi Pagunin me 15 vjet burg Edmond Sejkon me 6 vjet burg Mikel Kendezin me 15 vjet burg Arben Kendezin me 16 vjet burg Agron Qurkun me 16 vjet burg Aleksander Balen me 15 vjet burg. Ndersa per Ristan Lapen kishte dhene pafajesi. Ndaj tyre rendon akuza per vrasje ne rrethana te tjera cilesuese ndaj punonjesit te policise gjate detyres te kryer ne bashkepunim dhe vrasje ne rrethana te tjera cilesuese te mbetur ne tentative ndaj punonjesve te policise gjate detyres.

Ngjarja

Ngjarja e rende daton me 4 mars 1997. Sipas prokurorise me 4 mars 1997 disa efektive te policise se Vlores Gjergj Mehmeti Sokol Bizhga Myzafer Blushi dhe Eduart Aliaj kane rene ne nje prite te armatosur ne vendin e quajtur Qafa e Gjashtes. Ata po ktheheshin drejt Vlores pasi nuk kishin mundur te rivinin ne funksion Komisariatin e Policise se Sarandes. Sulmit te armatosur mundi ti shpetonte Sokol Bizhga ne ate kohe shef i Krimeve ne Vlore si dhe Myzafer Blushi punonjes policie. Efektivet ishin nisur drejt Sarandes me urdher te zv.ministrit te Brendshem Agim Shehu per te rivendosur rendin dhe qetesine. Diten e ngjarjes punonjesit jane nisur nga Vlora ne drejtim te Sarandes. Sapo kane arritur ne Sarande kane vajtur ne komisariat por kane konstatuar se ka qene i djegur plotesisht dhe rreth tij nuk ka pasur asnje punonjes policie. Kur jane kthyer u eshte zene prite e armatosur e zakonshme per ditet e vitit lsquo97. Gjate shkembimit te zjarrit u vra punonjesi i policise Gjergj Mehmeti ndersa punonjesit e policise Myzafer Blishi dhe Sokol Bizhga kane arritur te largohen nga vendi i ngjarjes ndersa punonjesi tjeter i policise Eduart Aliaj nuk ka arritur qe te largohet por eshte kapur nga personat e armatosur dhe eshte mbajtur peng e keqtrajtuar per disa dite ne qytetin e Sarandes.

Te pandehurit

Vladimir Sinani 18 vjet burg
Nestor Sinani 15 vjet burg
Eduart Cipa lihet i lire
Alqi Paguni 15 vjet burg
Edmond Sejko 6 vjet burg
Mikel Kendezi 15 vjet burg
Arben Kendezi 16 vjet burg
Agron Qurku 16 vjet burg
Aleksander Bala 15 vjet burg
Ristan Lapa i pafajshem

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›