Arrestohen dy shtetas me tre lloj drogërash

Fillimisht, në orët e vona të mbrëmjes së shkuar u arrestuan shtetasit Igli Xhuveli, 40-vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, si dhe Mariglen Abedini, 26-vjeç, banues në Tiranë, i pa dënuar.
Arrestimi i tyre u bë pasi dje rreth orës 12.30, në rrugën “Dora D’istria” në Tiranë, janë kapur në flagrancë me një sasi lënde narkotike të llojit Heroinë, Kokainë dhe kanabis sativa. Gjithashtu filloj procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin Gerti Myftar Hoxha, 37-vjeç, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, sepse rreth orës 11.00, tek “Petro Nini”, është kapur në flagrancë me 0.2 gram lëndë narkotike të llojit Heroinë, të cilën e kishte blerë tek shtetasi Mariglen Abedini.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 40 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, 30 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 2 gram me gjithë ambalazh lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, një automjet tip “Audi A3”, 6 aparate telefona celularë të markave të ndryshme, një peshore elektronike, 5 karta telefoni të kompanive të ndryshme si dhe shuma prej 19.800 lekë.
Ndërkohë, nga një operacion tjetër u arrestua shtetasi S.A, 17-vjeç, lindur e banues në Tiranë. Kapja e tij u realizua në qendër të Kombinatit, të cilit ju gjet e fshehur në trup një sasi prej 120 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Ndërkohë, pas kontrollit të ushtruar në banesë ju gjend dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe 15 gramë farë bime lëndë e dyshuar kanabis sativa. Ndaj 17 vjecarit u mor masa e arrestit në flagrancë ndërkohë që materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë. /Start/
2011-09-27 10:57