Situata në veri, plagosen 4 ushtarë të KFOR në Jarinjë
MITROVICË- Sërish të shtëna në veri të Kosovës. Sipas Radio Evropa e Lirë të shtënat janë regjistruar rreth orës 13:10 minuta në afërsi të pikës kufitare të Jarinjës dhe kanë ardhur nga serbët e grumbulluar sërisht aty, ndërkohë që mediat kosovare raportojnë për disa të plagosur. Bëhet fjalë për 4 ushtarë të forcave paqeruajtëse, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë.
Zëdhënësi i forcave paqeruajtëse Kai Gudenoge ka sqaruar se forcat e KFOR janë detyruar të përdorin gaz lotsjellës pë të shpërndarë tumat e serbëve, ndërsa kanë qëlluar edhe me plumba gome, për tu vetëmbrojtur. Në mesin e protestuesve ka pasur edhe një të plagosur.
Acarimi i situatës ka ardhur pas vendimit të KFOR-it për të larguar barrikadat e serbëve në veri. Po sot forcat e KFOR-it kanë arrestuar edhe 5 serbë të cilët i bënë rezistencë forcave të KFOR-it.
Zëdhënësi i forcave paqeruajtëse Kai Gudenoge ka deklaruar se “Ka pasur të shtëna nga armë të vogla zjarri, që kanë ardhur nga turma, nga serbët e mbledhur aty pranë tek porta 1”, ka thënë Gudenoge, duke shtuar se asnjë ushtar i KFOR-it nuk ka pësuar lëndime dhe sulmuesi ende nuk është identifikuar.
Pjesëtarët e kontigjentit amerikan të KFOR-it kanë thyer në mëngjes barrikadën në një rrugë alternative, e cila nga Jarinjë të çon në Serbinë qendrore.
(m.a/BalkanWeb)