Arrestohen dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës dhe marrje e ryshfetit

Njësiti rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Pejë, sot ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” “dhe marrje e ryshfetit”.
Ndërsa Zyrtarët policor të Njësisë së Hetimeve Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Pejë, kanë arrestuar dy zyrtarë të Drejtorisë Komunale të Urbanizmit dhe të Drejtorisë Komunale të Inspekcionit në Pejë.
Në konsultim me prokurorin e Prokurorisë Themelore në Pejë, të dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore./Indeksonline/