Arrestohen grabitësit e katër sllovenëve
KRUJË- Policia ka vënë në pranga autorët e grabitjes së shtetasve sllovenë, të cilëve iu prezantuan si policë të antidrogës.
Sipas policisë, bashkëpunëtori i tyre i tretë ishte prangosur gjatë pasdites së djeshme, ndërsa emrat e të arrestuarve të sotëm janë Gazmend Kulla dhe Ymer Hila.
Katër shtetas sllovenë kanë rënë pre e grabitjes teksa ishin duke udhëtuar për në Shkodër. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në Thumanë të Krujës, kur makinës me të cilin po udhëtonin shtetasit sllovenë u kanë dalë përpara dy persona pa armë e pa maska.
Sipas të dhënave të para të policisë, grabitësit janë prezantuar si oficerë të antiodrogës dhe i kanë kërkuar të huajve të zbrisnin nga makina pasi do të kryenin kontroll.
Më tej, i kanë marrë paratë dhe makinën, por pa ushtruar dhunë mbi ta. Sllovenët, që mësohet se jetonin prej vitesh në Durrës kanë bërë denoncimin për ngjarjen.
Policia ka arrestuar njerin prej autoreve te dyshuar, qe quhet Ymer Hilaj, 35 vjeç nga rrethinat e Tiranes, ndersa po punohet per kapjen e autorit tjeter.