Arrestohen në Prizren 6 aktivistë të Vetëvendosjes
Lëvizja "Vetëvendosje" njofton se janë arrestuar në Prizren 6 aktivistë të saj, ndërsa ata po dekoronin me flamuj Prizrenin për nder të 133-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Sipas lëvizjes "Vetëvendosje" të arrestuarit janë, Kushtrim Dakaj, Vigan Bytyqi, Abdyl Osmanaj, Gëzon Kastrati, Memli Balaj dhe Lumbardh Bukoshi.
Lëvizja Vetëvendosje e cilëson këtë arrestim si politik dhe në funksion të tjetërsimit të identitetit, historisë dhe politikës kombëtare, nga institucionet, të cilat ia kanë shitur shpirtin djallit.