Mbyllja e “Servete Maçit”, "Ora News" s`lejohet të filmojë

Grupi i tarnsmetimit të “Ora News” nuk është lejuar të hyjë sot në ambjentet e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi” në kryeqytet.
Pas publikimeve të RTV “Ora News” për debatet mes prindërve të nxënësve të kësaj shkolle dhe drejtoreshës së shkollës Benerta Suxhuku ka ardhur edhe reagimi i kësaj të fundit për të mos lejuar grupin e xhirimit të RTV “Ora News” të filmojë në ambjentet e shkollës.
Ndërkohë ditën e djeshme RTV “Ora News” ka transmetuar një debat mes një prindi dhe drejtoreshës së shkollës “Servete Maçi” në kryeqytet.
Ndërkohë prindërit që kanë fëmijët në këtë shkollë janë alarmuar pas një komunikimi nga drejtuesit e kësaj shkolle, se nxënësit do të zhvendosen diku tjetër pasi kjo shkollë do të jetë pjesë e gjimnazit “Sami Frashëri”.