Arrestohen prostitutat nga Brazili, dy vajzat e përdornin apartamentin e tyre edhe për konsum të lëndëve narkotike

Një tjetër rast i ushtrimit të prostitucionit është zbuluar nga policia në Durrës.
Në pranga kanë rënë 2 të reja nga Brazili, teksa në gjendje të lirë po hetohet një 22-vjeçar nga Durrësi.
Dy vajzat 21 dhe 24 vjeç, kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 dhe e shfrytëzonin jo vetëm për prostitucion por dhe për përdorim të lëndëve narkotike.
Gjatë ndërhyrhjes, vajzat i kanë bërë rezistencë policisë, e cila është detyruar ta hapë derën me forcë.
Si provë materiale u sekuestrua një shumë parash në euro dhe lekë, tre aparate celularë, një bllok shënimesh, disa karta sim, si dhe dy sasi të vogla lënde narkotike kanabis e po ashtu edhe çokollatë me përmbajtje kanabisi.