Arrestohen shtatë vetë për rrëmbim personi

Shtatë persona janë arrestuar sot nga policia e Tiranës të akuzuar për rrëmbim personi. Mesa të arrestuarve është edhe një punonjës policie. Robert Luzi është ndaluar bashkë me gjashtë personat e tjerë pasi morën peng një 18-vjeçar. Ngjarja ndodhi pas grindjes mes palëve, gjatë mesditës së djeshme në Petrelë në rrethinat e Tiranës.Forcat e Komisariatit nr 1 pas denoncimit për ngjarjen, kanë vepruar duke ndaluar shtetasit në fjalë, të akuzuar për rrëmbim personi. Shtetasit e tjerë të arrestuar janë Armando Disi, Florian Teqja, Endri Qordja, Ernald Matraxhi, Armando Dorishti dhe Armando Çakshmi. Policia ka ndaluar edhe një automjet tip Land Rover me targa Tirane.