PS:Qeveria dështim të thellë me bujqësinë

Partia Socialiste ka shprehur shqetësimin e saj për prioritet e qeverisë në fushën e bujqësisë, prioritete që sipas kësaj force politike kanë mbetur vetëm në letër. Në një komunikim me publikun, nënsekretari për Programin Ervin Bushati theksoi se pavarësisht premtimeve të qeverisë, nuk dihet çfarë është bërë me pemëtarinë dhe me vreshtarinë, duke kujtuar këtu vendimin e fundit të qeverisë për mbjelljen e rreth 25 milionë rrënjë ullinj."Qeveria e ka bërë zakon të hidhet nga një projekt humbës në tjetrin pa mbyllur llogaritë me taksapaguesit;të braktisë një projekt të dështuar për një tjetër gjëmë. Pasojat e kësaj politike çoroditëse në bujqësi i vuan sot fshati shqiptar. Partia Socialiste denoncon shpërdorimin e fondeve publike pa dhënë llogari për këto projekte që s'dihet ku shkojnë dhe kujt i shkojnë realisht"-theksoi Bushati.Ai ka premtuar se bujqësia do të jetë një sektor me rëndësi nëse Partia Socialiste merr pushtetin në zgjedhjet e ardhme.