Arrestohen tetë persona, trafikuan dy femra

Pas një hetimi dymujor, Policia e Kosovës ka zbulohen dy femra, të cilat ishin mbajtur nën kontroll të plotë nga persona të dyshuar, të cilët në bashkëveprim i kishin shfrytëzuar të njëjtat për shërbime seksuale.
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), njësia në Prishtinë, ka bërë arrestimin e tetë të dyshuarve nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.
“Hetuesit policorë kanë zhvilluar një operacion policor, operacion ky i realizuar më 10 korrik 2013, dhe i tëri është bazuar në informatën paraprake që kishin pranuar se personat e dyshuar tashmë të arrestuar merreshin me veprimtari kriminale duke kryer veprën penale “trafikim me njerëz’”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës një komunikatë për media.
Sipas informatave të mbledhura pas një pune operativo-hetimore e që ka zgjatur rreth dy muaj në terren, hetuesit policorë kanë arritur ta lokalizojnë vendqëndrimin e viktimave të moshës 17, respektivisht 18 vjeçare.
“Viktimat tashmë të identifikuara ishin mbajtur nën kontroll të plotë nga personat e dyshuar, të cilët në bashkëveprim i kanë shfrytëzuar duke i detyruar të kryejnë shërbime seksuale”.
Personat e dyshuar tashmë të arrestuar janë:
1. XH. K. 1959 m/k/sh
2. I. I. 1982 m/k/sh
3. A. Z. 1986 m/k/sh
4. N. K. 1977 m/k/sh
5. A. S. 1981 m/k/sh
6. N. Z. 1966 m/k/sh
7. B. R. 1961 m/k/sh
8. M. XH. 1967 m/k/sh
Lidhur me këtë rast është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe në prezencë të tij dhe të punëtorit social viktimat janë intervistuar, ku njëra është kthyer në familjen e saj, ndërsa tjera është strehuar në shtëpinë e sigurt.
Të dyshuarve me vendim të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme. /Indeksonline/