E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia italiane.

I riu akuzohet për tentativë për vjedhje të rëndë në një lokal të Bashkisë Fucecchio, pranë një vile të vendosur nën sekuestrim.

23-vjeçari shqiptar ishte një emër i njohur për Policinë, pasi rezultonte me precedent penal. Shqiptari u kap nga efektivët në flagrancë.

Pjesa më e madhe e mallrave të vjedhura ishin grumbulluar në kopsht, ishin palosur dhe përgatitur për transport të mëvonshëm. Në total u gjetën rreth 80 metra ulluqe bakri dhe iu kthyen pronarit të ligjshëm.

Më herët, 23-vjeçari ishte dënuar po për vjedhje banesash në Itali. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›