E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 31 vjecari aksidentoi me makine te riun

TIRANE- Policia e kryeqytetit ka vene ne pranga autorin e ngjarjes se ndodhur mbremjen e djeshme ne rrugen e Elbasanit ne Tirane kur pas perplasjes nga nje automjet gjeti vdekjen 26 vjecari Sokol Allamani.

Burime nga policia bejne te ditur se 31 vjecari Jetmir Llani nga Laci u arrestua ne oret e vona te mbremjes se djeshme ne hyrje te autostrades Tirane-Durres ne tentative per tu larguar nga kryeqyteti.

Nga hetimet e para ne vendngjarje rezultoi se 26 vjecari Sokol Allamani gjeti vdekjen pas perplasjes nga makina e drejtuar nga 31 vjecari nga Laci i cili u largua menjehere nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor vazhdon hetimet per ngjarjen per te zbardhur dyshimet mbi nje aksidentim te qellimshem te 26 vjecarit pas nje sherri te ndodhur me pare mes tij dhe drejtuesit te mjetit per shkak te nje femre.

Nderkohe ndaj 31 vjecarit u vendos masa e arrestit per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor si largimi nga vendi i aksidentit.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›