E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 33-vjeçari në Suedi, dyshohet si spiun rus

Një 33-vjeçar është arrestuar në Suedi me dyshimin për spiunazh për Rusinë. Sipas mediave ndërkombëtare, shtetasi suedez dyshohet se ka punuar ose ka shërbyer në ushtri.

“Sipas hetimeve i dyshuari ka bashkëpunuar me shërbimet e inteligjencës ruse “, tha prokurori Mats Ljungqvist në një deklaratë për mediat.

Sipas prokurorëve, 33-vjeçari ka spiunuar nga janari 2025 deri në arrestimin e tij më 4 janar të këtij viti, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Ndërkohë nga ana e tij 33-vjeçari i ka mohuar akuzat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›