E Diel, 1 Nëntor 2026

Objektivi i rradhës? Trump paralajmëron tjetër sulm: Do fillojmë me goditjet tokësore

Donald Trump është shprehur se SHBA do të nisë sulme tokësore kundër karteleve të drogës në Meksikë, ndërsa paralajmëroi se i vetmi kufi ndaj fuqisë së tij globale është “vetëm morali i tij”.

Kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë pas “arrestimit” të presidentit venezuelian Nicolas Maduro.

“Tani do të fillojmë me goditjet tokësore ndaj karteleve. Janë kartelet që po e drejtojnë Meksikën; është shumë e trishtueshme të shohësh se çfarë i ka ndodhur atij vendi,” tha Trump për mediat amerikane.

Më herët, shefi i Shtëpisë së Bardhë qe mburrur me fuqitë e tij të mëdha në politikën e jashtme, kur u pyet mbi limitet e asaj çfarë ushtria amerikane mund të bënte në rajon.

“Morali im. Mendja ime. Është e vetmja gjë që mund të më ndalojë”, është shprehur presidenti amerikan.

Gjithashtu, Trump ka sugjeruar se Groenlanda, Kuba dhe Kolumbia mund të jenë shënjestrën e radhës në listën e tij të operacioneve amerikane, duke zemëruar NATO-n dhe udhëheqës botërorë.

LEXO EDHE: Plani i SHBA për marrjen e Groenlandës, pagesa për çdo banor deri në…

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›