E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 42-vjeçari, rrihte nënën e tij. Policia: I merrte me dhunë para

KORCË-Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Korcës, pasi rrihte dhe dhunonte sistematikish nënën e tij 68-vjecare.
Ngjarja është shënuar në lagjen “numër 14” në qytetin e Korçës. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë pas ulërimavë të të moshuarës. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar një ngjarje të rëndë, si dhe duke arrestuar autorin Ilir Musollari. Shkak, sipas policisë për këtë ngjarje është bërë gjendja ekonomike e 42-vjecarit, i cili i kërkonte vazhdimisht para nënës së tij.

Mësohet se ky i fundit është një person me precedentë të mëparshëm penal.

Ai ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm, pasi nëna e tij ishte laguar në një banesë me qera për shkak të dhunës sistematike të të birit.

Safete Musollari, 68-vjec ka marrë mjekimin e duhur në spitalin rajonal të Korcës për shkak të dëmtimeve në kokë dhe trup.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Gjendet e vdekur kushërira e Edmir Jazxhiut. 51-vjeçari vrau gruan dhe veten Pogradec, tentohet të vritet me armë zjarri një person, një në pranga

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›