Arrestohet 64 vjeçari, dogji 30 hektarë pyll

Pakujdesia gjatë pastrimit të pronës së tij nga barërat e këqija mund t'i kushtojë disa muaj burg një 64 vjeçari nga fshati Palaq i Prezës në Tiranë.
Muharrem Beqir Kasa dje është arrestuar nga Policia e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, pasi ka djegur rreth 30 hektarë pyll dhe 100 rrënjë ullinj.
Kasa ka qenë në pronën e tij duke djegur disa prej mbeturinave, por në një moment zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe flaka ka përfshirë gjithë pyllin.
Veç drurëve të pyllit ai ka shkaktuar dhe një dëm tjetër në një pronë private duke djegur 100 rrënjë ullinj. Pas sinjalizimit të policisë kanë nisur hetimet për zjarrvënësin. Kaza akuzohet për "Shkatërrimit të pronës me zjarr".