Ngjarja te ish-blloku, policia zbardh emrat

Policia ka zbardhur emrat e personave të përfshirë në sherrin e një nate më parë në qendër të ish-bllokut në Tiranë. Nga përleshja mësohet se ka mbetur i plagosur 23- vjeçari Marinelo Llazi i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Policia sqaroi se personi i cili ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Llazit është shtetasi 18 vjecar Klajdi Gjeci i cili është shpallur në kërkim. Uniformat blu thanë se po hetojnë për sherrin e ndodhur në një qendër bastesh në ish-bllok duke tentuar të zbardhin rrethanat dhe të vënë nën pranga autorin.