E Martë, 3 Nëntor 2026

Arrestohet Adis Dazdareviq, akuzohet për spiunazh në favor të Kosovës dhe Shqipërisë

Adis Dazdareviq, zyrtar i lartë dhe kandidat për këshilltar i BOSS në zgjedhjet lokale në Novi Pazar, u arrestua sot nën dyshimin se ishte pjesë e një rrjeti spiunazhi të organizuar nga D. R në territorin e Serbisë dhe për mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve të rëndësishme, për shërbimin sekret të Shqipërisë.

Të dhënat e mbledhura nga Dazdarević i janë dorëzuar D. R-së, e cila më pas ia ka përcjellë shërbimeve inteligjente të Shqipërisë dhe Kosovës, për të cilat është paguar.

Gjatë kontrollit të lokalit të cilin e ka shfrytëzuar Dazdareviqi, janë gjetur një sërë sendesh që kanë të bëjnë me kryerjen e veprës penale. Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, gjatë së cilës do të paraqitet para prokurorit kompetent VJT Jagodin sipas kallëzimit penal të BIA-s. Sandzakpress

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›