E Martë, 3 Nëntor 2026

Maqedoni-Zgjedhjet do të kushtojnë 17 milionë euro, mbi 10 milionë euro për financimin e partive politik

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) informoi se zgjedhjet e dyfishta në pranverë vendit do t’i kushtojnë 17 milionë euro.

Sipas këtij Institucioni u bë e ditur se mbi dhjetë milionë euro janë planifikuar për financimin e partive politike të pjesëmarrësve, ndërsa mbi gjashtë milionë euro do të shfrytëzohen për organizimin e zgjedhjeve, materialet e votimit si dhe honorarët për anëtarët e komisioneve zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Në seancën e sotme të KSHZ-së është bërë e ditur se Ministria e Financave tashmë ka miratuar fondet e kërkuara.

Anëtarët e Komisionit ritheksuan edhe një herë se në pajtim me ndryshimet ligjore të vitit 2020, këto zgjedhje do të organizohen edhe me identifikimin e zgjedhësve përmes gjurmëve të gishtave.

KSHZ-ja shton se anëtarët dhe punonjësit e saj janë duke u përgatitur tanimë një vit që zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit të zhvillohen në atmosferë korrekte dhe demokratike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›