E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet Kancelarja e Gjykates se Rrethit historia e plote e abuzimit

Tirane 6 tetor 2010 NOA - Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka ekzekutuar vendimet per caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg per shtetasit Flutura Meco me detyre Kancelare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kruje Almir Meco avokat Adriana Xeba dhe Edmond Kalaja te dyshuar per kryerjen e vepres penale te Ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike parashikuar nga neni 245/1/2 i Kodit Penal.

Sipas akuzes Flutura Meco me detyre kancelare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kruje ne bashkepunim me Almir Meco bashkeshorti i saj dhe avokat i licencuar si dhe me shtetasen Adriana Xeba kane marre para nga persona te denuar per pranimin e kerkesave te tyre ne gjykate. Keto para jane marre me qellim qe te influenconin ne dhenien e vendimit nga gjyqtaret.

Almir Meco duke shfrytezuar njohjet e bashkeshortes se tij Flutura Meco me detyre kancelare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kruje se bashku me shtetasen Adriana Xeba kane marre para nga persona te denuar per pranimin e kerkesave te tyre ne gjykate. Rasti me i dokumentuar eshte ai me shtetasin Edison Harizaj te cilit Almir Meco i ka marre 9.5 milione leke te vjetra.

Nje pjese e ketyre parave i eshte dhene nga Adriana Xeba ndersa pjesa tjeter nga te aferm te Edison Harizajt.

Lidhjet me Edison Harizajn jane mbajtur nga Adriana Xeba deri ne fillim te muajit korrik.

Pas ketij momenti Almiri ka hyre ne lidhje te drejtperdrejte me Edison Harizajn dhe te aferm te tij. Gjithashtu prej Almirit eshte insistuar qe shuma e parave te merrej e gjitha para dhenies se vendimit ne dt. 23.07.2010.

Shtetasja Adriana Xeba duke qene punonjese ne I.E.V.P ka patur kontakte me shume persona te denuar te cilet jane te interesuar per pranimin e kerkesave te bera prej tyre. Nga te aferm te Edison Harizaj eshte marre shuma prej 11 milion lekesh te vjetra. Adriana ka shfrytezuar njohjen qe kishte me shtetasen Flutura Meco me detyre kancelare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kruje.

Kjo e fundit per ta kamufluar kete aktivitet ka lidhur Adrianen me te shoqin shtetasin Almir Meco i cili eshte avokat i licensuar.

Edmond Kalaja ka marre parate per ryshfetin nga Fatmir Harizaj i ati i Edison Harizajt. Gjithashtu ka mbajtur dhe parate e sjella nga te aferm te Saltino Basha dhe Enton Nika nje pjese e te cilave i jane dhene me pas shtetases Adriana Xeba. Lokali i shtetasit Kalaja ka qene si nje lloj agjencie ku silleshin leket te cilat me pas shperndaheshin.

e.r/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›