E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosi i SCU Prudentino hetim per trafik heroine

06/10/2010Informacionet e SHISH-it per droge kerkohen tabulatet e 10 numrave celulare

VLORE-Ne kuader te hetimeve gjithe perfshirese te nisura ndaj kreut te organizates mafioze Sacra Corona Unita Albino Prudentino Prokuroria e Vlores ka nisur hetimet kryesisht edhe per dyshimet se italiani mund te kete kryer trafik droge nga Shqiperia ne drejtim te brigjeve italiane. Ne baze te informacioneve te servirura nga agjentet e Sherbimit Informativ Shqiptar te cilet e kane pasur kater muaj ne vezhgim Prudentinon si dhe nga lidhjet shoqerore e te biznesit qe ai ka pasur ne Shqiperi hetues te organit te akuzes Vlore kane ngritur dyshime te arsyeshme se italiani vec pastrimit te parave ka kryer edhe trafik droge. Per te faktuar keto dyshime Prokuroria Vlore ka nxjerre nje urdher te cilin ia ka derguar tre kompanive telefonike qe kooperojne ne Shqiperi ku nepermjet te cilit kerkohet informacion mbi tabulatet e 10 numrave telefonike qe i jane sekuestruar Albino Prudentinosm gjate operacionit te kryer nga policia. Hetuesit pranojne se italiani eshte pergjuar vetem nga agjentet e SHISH dhe kater oficere te sherbimit sekret italian qe kane ndjekur operacionin e arrestimit por ne asnje rast ai seshte pergjuar nga prokuroria me lejen e gjykates. Sipas tyre kjo gje ka ndodhur pasi organi i akuzes Vlore ska pasur dijeni per kete aktivitet dhe se e vetmja prokurori qe merr informacione nga SHISH per trafikun e droges dhe krimin e organizuar eshte Prokuroria e Krimeve te Renda dhe Prokuroria e Pergjithshme e cila ka urdheruar akuzen e Vlores te verifikoje informacionet per trafikun e droges. Burime nga organi i akuzes Vlore thane se pas marrjes se pergjigjeve te tabulateve telefonike do verifikojne cdo person qe ka biseduar me Albino Prudentinon. Ky i fundit konsiderohet se ka lidhje te forta me boten e krimit ne Shqiperi ku nje nder ta eshte dhe shtetasi me inicialet A. G. qe aktualisht vuan denimin me burgim te perjetshem. Pervec ketij rasti italiani ka njohje edhe me persona te tjere te cilet vazhdojne te qendrojne te lire duke administruar dhjetera biznese ne Shqiperi. Aktualisht keto dyshime jane ne fazen paraprake te verifikimeve dhe se ne ditet ne vazhdim do te nxirret nje konkluzion perfundimtar mbi informacionet se bosi i Sacra Corona Unita Albino Prudentino ka kryer trafik droge nga Shqiperia ne Itali. Nderkohe qe per sa i perket hetimeve te nisura per bllokimin e pasurise hetuesit e Prokurorise Vlore sqarojne se aktualisht po vihen nen sekuestron preventive vetem aktiviteti financiar i mafiozit dhe jo objektet ku shtrihet ky aktivitet pasi sipas tyre ato rezultojne ne pronare te tjere dhe se jane leshuar prej tyre me qira. Burimet thane se nga kontrolli i ushtruar ne ish-resortin Artur Muza Park jane sekuestruar vetem 5 televizore plazme dhe disa sende te tjera. Sipas burimeve kompleksi i ishte nenshtruar nje rikonstruksioni te thelle ku pritej qe ne mesin e muajit tetor te inaugurohej nje klub me aktivitet 24 oresh. Lokali dimeror dhe veror ishte planifikuar te hapej nga djali i Albino Prudentinos Angelo i cili se bashku me disa persona te tjere kishin filluar punimet. Tashme Prokuroria e Vlores dhe ajo e Krimeve te Renda ne Tirane u kane kerkuar informacione bankave qe veprojne ne Shqiperi per te identifikuar llogarite bankare ne emer te drejtuesit te Sacra Corona Unita Albino Prudentinos dhe djalit te tij Angelo. Per nje periudhe dy javore Prokuroria pritet te marre pergjigje nga keto banka dhe se per llogarite bankare qe do konstatohen do vendoset sekuestrimi i tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›