Arrestohet autori i plagosjes, Donald Lepuri qëlloi nxënësin, akuzohet për plagosje të rëndë me dashje

Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë 18-vjeçarin Donald Lepuri i cili një ditë më parë plagosi me thikë Alban Gjonajn, nxënësin e vitit të dytë në shkollën e mesme të bashkuar “Gjergj Kastrioti” në Baz të Matit.
Mbi Lepurin rëndojnë akuzat e plagosjes së rëndë me dashje dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në oborrin e shkollës së mesme të bashkuar, teksa dy gjimnazistët kanë qenë në pushimin e gjatë.
Mësohet se konflikti mes dy të rinjve ka nisur në çast nga komunikimi me fjalë fyese.
Lepuri ka thënë se është fyer nga Gjonaj, e më pas e ka goditur me thikë.
Ndërkohë, 17-vjeçari është dërguar me automjet rasti në spitalin e Burrelit ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pasi thika i kishte prekur mushkërinë.
Më pas është ai transportuar me helikopter drejt Traumës, ku mësohet se e ka kaluat rrezikun për jetën./vizionplus.tv