Nostalgjia e letrave të dashurisë, ekspozohen disa nga dorëshkrimet me dedikimet më të bukura

Nga Tea Sadiku
“Dashurisë kush s’ju fal.
Kur e thart, kur e ëmbël
Dashuria të bën djall,
Dashuria të bën engjëll.”
Me këto reshta Çajupi por dhe dhjetëra autorë të tjerë shqiptarë, kanë zgjedhur përmes letrave një nga format më të veçanta për të shprehur dashurinë, t’u tregojnë ndjenjat e tyre grave dhe vajzave.
Edhe pse teknologjia zuri vendin e letrës në zarf të mbyllur, ndjesia dhe emocioni që të fal kjo e fundit mbetet e pakrahasueshme.
Romancat më të mëdha jehojnë deri në ditët tona pikërisht falë magjisë së letrave, ku të dashuruarit shprehnin dëshirat e tyre më të fshehura për njëri-tjetrin.
Një pjesë të këtyre dorëshkrimeve i kemi hapur sot, në ditën e të dashuruarve në Drejtorinë e arkivave.
“Historitë e dashurisë janë subjekti më i parapëlqyer i lexuesve dhe në mënyrë të veçantë shkëmbimte, dorëshkrimet e historive të dashurive. Në drejtorinë e përgjithshme të arkivave ne zotërojmë një tërësi fondesh personale, me mijëra dorëshkrime të autorëve si Poradeci, Migjeni, çajupi, Mithat Frashëri, etj., të ciltë e kanë lartësuar figurën e femrës si një muzë.”, tha Kristi Kaba, specialsite komunikimi.
Letrat e dashurisë kanë qenë një shfaqje e ndjenjave dhe e perceptimeve që nga lashtësia, duke evidentuar kështu se dashuria nuk njeh as kohë, as moshë, as tabu. E kur flasim për tabutë, këtë e shohim në një prej letrave të dërguara nga një vajzë franceze, e cila guxoi t’i shprehte dashurinë e saj shkrimtarit Mit’hat Frashërit.
“Në korpusin e të gjitha këtyre letrave dhe dorëshkrimeve që janë shkëmbyer mes të dashuruarve spikat gruaja guximtare, një shtetase franceze e cila i drejtonte një letër me nota të theksuara pasioni Mit’hat Frashërit, në nëntor të vitit 1928.”, u shpreh Kaba.
Festa e Shën Valentinit në vendin tonë vitet e fundit duket se është zbehur, duke zëvendësuar magjinë e letrave me dhurata të tjera materiale.
/vizionpls.tv