Arrestohet autori i tretë i bankës në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e tretë të grabitjes së një banke në qytetin e Durrësit. Mësohet se në pranga është vënë Admirim Elezi,banues në Durrës.
37 vjeçari në bashkëpunim me Romeo Zakellarin dhe Dasho Jaupllarin vodhën filialin e Bankës NBG në Durrës duke u hequr si klientë. Dy bashkëpunëtorët e tij u arrestuan ditën e djeshme nga policia.
Te premten ata vodhen 4 4 milionë lekë, 6 mijë euro dhe 6 mijë dollarë. Mësohet se policia ka arritur të sekuestrojë 23 milionë leke nga shuma e grabitur.