E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, vret veten babai i dy fëmijëve

Një 51-vjeçar i ka dhënë fund jetës gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhupan të Fierit dhe viktima quhet Enver Braka.
 

Babai i dy fëmijëve i ka dhënë fund jetës duke u qëlluar me çifte në banesën e tij. Mësohet se Braka ishte invalid dhe ditët e fundit kishte dhënë shenja se vuante nga depresioni.
 

Ndërkohë që në fshat ka shkuar policia dhe po heton ngjarjen duke pyetur edhe familjarët mbi ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›