E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet autori i vrasjes në Këlcyrë, plagos edhe një polic

policia-makinePolicia e Përmetit ka mundur të arrestojë Jetjon Veizin, i dyshuar për vrasjen e 28- vjeçarit Andi Naçi, një ditë më parë.

Gjatë përpjekjeve për ta arrestuar, ai ka plagosur një polic me thikë. Veizi ka qëlluar edhe me armë në ajër.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një taksi, ndërkohë që fillimisht dyshimet e para u hodhën mbi të afërmit e ish- gruas së tij, me të cilën Andi kishte bërë divorc.

Por kjo pistë duket se ka rënë.

Veizi është arrestuar në Këlcyrë, ndërkohë që i janë sekuestruar një pistoletë dhe dy thika.

Autori është nga Përmeti dhe jetonte në Tiranë. Ai ishte dënuar tre herë për vjedhje me armë./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›