E Shtunë, 31 Tetor 2026

E vrava 28- vjeçarin pse shau LSI-në. Do vrisja edhe taksistin

vrasesi-grabitesPolicia e Përmetit ka mundur të arrestojë vrasësin e 28- vjeçarit Andi Naçi. Ai është Jetjon Veizi, një grabitës serial, që mendohet se vuan edhe nga probleme mendore.

Veizi i ka bërë rezistencë arrestimit, ndërsa ka qëlluar në ajër dhe ka plagosur një polic në dorë. Pasi ka zbrazur municionet që kishte, ai ka sulmuar policinë me thikë.

Vrasja, që ka tronditur qytetin e qetë, fillimisht u mendua se ishte bërë për shkak të divorcit të Naçit.

Por arrestimi i Veizit ka ndryshuar të gjithë skemën e policisë.

Veizi njihej për grabitje të dhunshme, ndërsa në polici ka deklaruar se do të vriste edhe taksistin.

Në vitin 2012 ai akuzohet se ka bërë tre grabitje në Tiranë.

Siç raporton Panorama, Veizi ka deklaruar në polici se e ka vrarë Andi Naçin pasi ai shau LSI-në. Të dy kishin hipur në një taksi për Gjirokastër.

Kaluan disa autobusë ku dukeshin flamujt e LSI-së. Ishin nisur nga Përmeti për në Gjirokastër. Andi Naçi filloi të fliste diçka për LSI-në. Nuk e durova dot dhe e vrava. Krimi ndodhi për motive politike, pasi ne debatuam për autobusët e LSI-së. Kështu është shprehur në polici i arrestuari, teksa ka pranuar autorësinë e vrasjes së 28-vjeçarit, i cili njihej si aktivist i PD-së. Por më pas ai ka dhënë dëshmi kontradiktore, pasi ka pohuar se e kishte qëlluar viktimën vetëm e vetëm se ai nuk i pëlqente./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›