E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet autori që masakroi bashkëshorten e tij

Eriselda Elmazi, gruaja e masakruar nga i shoqi

KORÇE- Policia e Korçës njoftoi arrestimin e shtetasit, Romeo Babani, i cili pak ditë më parë masakroi bashkëshorten e tij dhe e hodhi më pas në koshin e plehrave. Arrestimi i tij, erdhi një ditë pasi familjarët e 26-vjeçares. Eriselda Elmazi, kërkuan arrestimin e tij, pasi kërcënohej sërish jeta e tyre dhe fëmijëve.

Fëmijët, por edhe të afërmit e Eriselda Elmazit thanë se nuk e kapërcejnë pragun e oborrit nga frika se mund të bien pre e sulmit të Romeo Babanit.

Meriban Muçollari, tezja e Eriseldës e sapokthyer nga Spitali Ushtarak, mes lotëve rrëfeu dje se mjekët nuk kanë dhënë shpresa për të. Ajo pohoi se po jetojnë me terrorin se autori mund të dhunojë sërish dhe të kërcënojë madje fëmijët e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›