Arrestohet dezertori, përfundon ushtrinë në burg

Fier, 19 shkurt, NOA 22 vjeçari, Olsi Bergasi duhet të kish mbaruar ushtrinë dhe tashmë nuk do të kish asnjë problem me ligjin. Por dezertimi që ka bërë ndaj shërbimit ushtarak disa muaj ma parë i ka sjellë atij dënimin me 6 muaj burg.
Për 22 vjeçarin nga Mallakastra, koha e mbetur për të përfunduar ushtrinë tashmë do të kompensohet në burg.
Polica e Fierit bënë të ditur se është bërë i mundur arrestimi i Bregasit i cili me vendim të Gjykatës së Fierit ishte dënuar 6 muaj për Dezertim nga ushtria.
Arrestimi i tij është bërë në orën 13.00, nga strukturat e seksionit të Kërkimit në Drejtorinë e Policisë së Fierit në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër.
m.xh/NOA