Arrestohet drejtori i shkolles

Nga 2 deri në 4 milionë lekë për një dëftesë të shkollës së mesme “Jani Fullani” në Krastë të Martaneshit.
Policia e kryeqytetit arrestoi tre persona nën akuzën e korrupsionit gjatë një operacioni të koduar “Gjimnazisti”. Bashkim Leti, drejtor i gjimnazit në Martanesh, një ish-mësues i kësaj shkolle, Kadri Gjoni, si dhe sekseri Sajmir Levonja janë personat e ndaluar.
Policia tha se ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjenin në kryeqytet të rinj që nuk e kishin përfunduar të mesmen dhe u jepnin një dëftesë të rregullt të gjimnazit të Martaneshit në këmbim të 400 mijë lekëve.
“Gjatë ecurisë së hetimit, rezultoi se Sajmir Levonja gjente personat e interesuar për të përfunduar shkollën e mesme, ndërsa dokumentacionin përkatës ia dorëzonte Kadri Gjoni, ish-drejtor i Shkollës së Mesme “Jani Fullani”, i cili duke shfrytëzuar më pas lidhjet miqësore me Bashkim Letin, drejtorin aktual, realizonin nxjerrjen e diplomave dhe vërtetimeve të ndryshme”, theksoi zëdhënësja e Policisë së Tiranës.
Policia gjeti në shtëpitë e të arrestuarve dokumenta shkollore të personave për aplikim për studime të shkollës së mesme, si dhe një sasi të madhe parash të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Gjirokastër, sekuestrohen 75 kilogramë hashash
75 kilogramë hashash janë kapur nga policia e Gjirokastrës dhe katër banorë të Lazaratit janë shpallur në kërkim pas një kontrolli të policisë mëngjesin e së hënës. Aksident në gjueti, vdes 50-vjeçari
Një 50-vjeçar në rrethin e Shkodrës humbi jetën në gjueti në orët e para të së dielës, pas një aksidenti që besohet se u vetëshkaktua nga pakujdesia. Vidhen 27 ikona nga kisha e Shën Thanasit
Grabitet kisha e Shën Thanasit në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Lajmin e bëjnë të ditur burime të policisë lokale, të cilat thone se gjatë mbremjes se te premtes eshte thyer dera e kishes se fshatit dhe eshte demtuar ikonostasi. Vrasja në Laç, arrestohet autori
Një 20-vjeçar u ndalua nga policia e Kurbinit në orët e para të mëngjesit, si i dyshuar për autorësinë e vrasjes së ndodhur në qytetin e Laçit, gjatë ditës së mërkurë.
Zjarr në trenin e linjës Tiranë-Durrës
Një shkëndijë elektrike në lokomotivën e trenit të linjës Tiranë-Durrës, ka shkaktuar zjarr dhe panik mes pasagjerëve.
Lajmet kryesore
Sot, 99 vjetori i Pavarësisë
Shqiptarët festojnë ditën e flamurit
Ekonomia 99 vjet
Zgjidhja për Gjykatën Administrative
Gjirokastër, sekuestrohen 75 kilogramë hashash
Zbatimi i kritereve integruese