E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 99 vjetori i Pavaresise


Pothuajse në të gjithë hapësirën shqiptare, por edhe ne diaspore sot zhvillohen festimet per diten e Pavarësisë.

99 vjet më parë Shqipëria shpalli pavaresinë nga Perandoria Otomane dhe kjo ditë është dita e themelimit të shtetit modern shqiptar.

Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovën lindore, por edhe në mesin e emigrantëve shqiptarë në Greqi e Itali si dhe në shumë vende të tjera ku ka shqiptarë përkujtohet dita e flamurit.

Me këtë rast edhe Top Channel ju uron gëzuar 99 vjetorin e Pavaresisë.

Tirana në Festa e PavarësisëTirana në festën e PavarësisëPavarësia, festë në SelanikNis udhëtimi i flamurit gjigand festën e Pavarësisë

Më 28 nëntor i gjithë kryeqyteti do të pushtohet nga një varg aktivitetesh kushtuar 99 vjetorit të pavarësisë së vendit.

Në rrugën pedonale do të hapet edhe panairi i produkteve shqiptare, me moton “Bli shqip”.

Ndërsa Ansambli i Tiranës do të performojë valle të të gjitha krahinave.

“Fëmijët do të jenë një pjesë e rëndësishme e festimeve më 28 Nëntor. Në Parkun Rinia trupa e cirkut do të shfaqë premierën “Thesaret e Cirkut”. Teatri “Metropol” do të luajë një pjesë për fëmijët në terren të hapur. Vogëlushët që ndjekin kurse artistike pranë qendrës “Ten” do të performojnë një kolazh këngësh dhe vallesh popullore. Në bashkëpunim me Liceun Artistik do të realizohet një ekspozim picture interactive me temë “Shqipëria Ime”, deklaroi Anila Bisha, zëdhënëse e Bashkisë Tiranë.

Mbrëmja do të mbyllet me koncertin e madh që do të nisë në orën 18.00 në sheshin “Nënë Tereza”, ku do të marrin pjesë disa nga këngëtarët më të njohur shqiptarë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Memoriali për çamët
Janë prezantuar në Tiranë 8 projektet për memorialin i cili do të ndërtohet në fshatin Kllogjer të Konispolit, në përkujtim të gjithë shqiptarëve të Camërisë që humbën jetën nga uria dhe temperaturat e larta pasi u dëbuan nga forcat greke të Napolon Zervës në vitin 1944. Filtri i lëvizjes së lirë
Që prej ditës kur për shqiptarët u hap drita jeshile për të lëvizur të lirë në zonën Shengen, në pikat e kalimit kufitar janë regjistrtuar afro 4 milionë hyrje-dalje me pasaportë biometrike. Ujësjellësit kërkon rritje cmimi
Drejtoria e ujësjellës-kanalizimeve të Tiranës i ka kërkuar Entit Rregullator të Ujit një rritje të re të cmimit të ujit të pijshëm. Shpërthimi në Mjekës, “sherr” mes vendorëve dhe ushtrisë
Pas shpërthimit të një prej furrave në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit, janë mbledhur urgjentisht anëtarët e Këshillit të Komunës. Komunarët kanë zhvilluar një takim për të diskutuar rreth problemeve që shkakton kjo uzinë për komunitetin. Hapet “Tirana East Gate”
Në pjesën lindore të kryeqytetit, prej nga ka marrë edhe emrin, është vënë në funksionim 18 muaj pas nisjes së ndërtimit qendra më e madhe tregtare në Shqipëri, “Tirana East Gate”.

Lajmet kryesore

Ekonomia 99 vjet
Shqipëria mbeti një vend i varfër gjatë të gjithë kohës
Zgjidhja për Gjykatën Administrative
Gjirokastër, sekuestrohen 75 kilogramë hashash
Zbatimi i kritereve integruese

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›