E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arrestohet efektivi i RENEA-s, i gjenden në makinë mbi 113 mijë euro

Oficeri i RENEA-s,  Altin Morina, me detyrë shef i stërvitjes tek Forcat Speciale, është arrestuar sot pasdite nga Policia e Tiranës.

43-vjeçari u vu në pranga ndërsa po udhëtonte me një automjet luksoz, brenda të cilit u gjet një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara.

Efektivët zbuluan të futura në një qese plastmasi 113 mijë euro, si dhe lekë e paund.

Altin Morina akuzohet për pastrim parash, fsheje të ardhurash dhe shpërdorim detyre.

Emri i tij dyshohet se lidhet me një dosje të vjetër që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›