Arrestohet gardisti i pare i ?21 Janarit?

Pas hetimeve intensive dhe marrjes se provave shkencore nga laboratori kriminalistik, është prangosur gardisti i pare, i akuzuar për vrasjet e 21 janarit. Agim Llupo, Shefi i Shtabit te Njësisë Speciale ne Gardën e Republikës, është arrestuar pas një urdhri te lëshuar nga prokuroria e Tiranës, i dyshuar si autori i te paktën njërës prej vrasjeve te ndodhura ne demonstrate dhe pikërisht te Ziver Veizit. Llupo është ndaluar mbrëmjen e se hënës pas një urdhri te organit te akuzës, për te dhënë shpjegime ne lidhje me ngjarjet e 21 janarit, nen akuzën e shpërdorimit te detyrës dhe tejkalimit te kompetencave me pasoje vrasjen. Burime nga grupi hetimor bëjnë ne dije se Agim Llupo është identifikuar përmes filmimeve te bëra nga kamerat gjate demonstratës, si një nga gardistet qe ka qëlluar mbi protestuesit. Ndërkohë, provat e ekspertizës balistike vërtetuan se Veizi u vra nga fishekët e automatikut MP5 arme kjo qe dyshohet se është përdorur nga gardisti Llupo, i cili ndodhej ne detyre ne 21 janar. Dyshimet për vrasjen u përforcuan pas ekspertizës së laboratorit shkencor, nën asistencën edhe të tre ekspertëve amerikanë. Ndërkohë që më herët mjekësia ligjore kishte konfirmuar se Veizi ishte vrarë nga një armë e kalibrit 9 mm. Emri i Agim Llupos nuk ndodhet ne listën e gjashte gardisteve te pare, për te cilët prokuroria kërkoi ndalimin menjëherë, por qe ne fakt urdhrat për ta ende nuk janë ekzekutuar nga policia. Prangosja e Agim Llupos provon ndërkohë faktin se Garda e Republikës ka qëlluar me arme zjarri automatike mbi demonstruesit gjate 21 Janarit, ku mbeten jo vetëm 4 persona te vrare por edhe shume te plagosur nga plumbat. Pak dite me pare komisioni i njëanshëm hetimor justifikoi plotësisht rolin e gardës se republikës ne demonstrate, duke e quajtur korrekt reagimin e gardisteve, te cilët qëlluan me arme automatike. Te njëjtin qëndrim mbajti me pas edhe komandanti i Gardës Ndrea Prendi. Para komisionit hetimor ai pranoi vetëm faktin se garda ka qëlluar me fishekë ne ajër dhe se gjithçka ishte bere sipas ligjit.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?gvbLR6ncbI4","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}