Eksploziv në makinën Genc Gjokutajt

Një sasi eksplozivi është gjetur ne mëngjes ne makinën e avokatit te njohur Genc Gjokutaj. Gjithçka është zbuluar rastësisht pas një kontrolli ne një servil ne rrugën ?Ali Demi?. Pasi ka ndezur makinën, avokati Gjokutaj ka pare se ajo bënte zhurme e për këtë arsye e ka çuar për kontroll tek mekaniku, qe ka zbuluar dhe lenden shpërthyese, te dyshuar si c-4. Pas njoftimit, forcat e policisë kane rrethuar vendin dhe kane larguar qytetaret. Nuk ka ende te dhëna mbi autoret dhe motivet e ngjarjes, por dyshohet se ato lidhen me punën e tij si avokat. Gjokutaj ndërkohë ka qene mbrojtës i disa prej personazheve te njohur te politikes dhe biznesit.
Shpërndaje