E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet i dyshuari kryesor per vrasjen e Nadien Zenelit ne 13 qershor

Zbardhet operacioni i policisë për arrestimin e autorit të dyshuar për vrasjen e Nadien Zeneli, i cili njihej dhe me emrin Bledi, si dhe plagosjen e dy personave të tjerë.

Sipas burimeve policore, i arrestuari është Mariglen Haka, vëlla i Roland Hakës.

Ky i fundit u ekzekutua në 11 qershorin e vitit 2004, në një restorant të njohur në periferi të Fushë-Krujës, në segmentin që e lidh me Laçin.

Në mbrëmje pritej dhe një deklaratë e Policisë së Tiranës për të dhënë detaje të tjera për operacionin.

Ndërkaq burime të besueshme thanë se familja Haka, nga Nikël e Krujës, kishte akuzuar Zeneli si bashkautor dhe ndihmues të vrasësit në atë kohë.

Zeneli ka patur lidhje krushqie me familjen Haka, duke qenë dhëndër i saj.

Shtatë vjet pas krimit, dhe kur Zeneli mendonte se i kishte mbyllur të gjitha lidhjet me familjen Haka dhe dyshimet për vrasjen e Rolandit, sipas versionit të policisë vëllai i këtij, Marigleni ka organizuar krimin e 13 qershorit në Tiranë, në zonën e Bllokut.

Nga të shtënat mbetën të plagosur dy shokët e viktimës, Tafë Mandri dhe Bledar Miho, të cilët ndodheshin në të njëjtën tryezë të localit me të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›