Tirana, PS kërkon pavlefshmërinë, Xhafaj: Provat në Kolegj
TIRANE- Partia Socialiste deklaron se nuk do të heqë dorë dhe do ti shkojë gjer në fund betejës ligjore për rezultatin e Tiranës. Në një takim me gazetarët, Sekretari për çështjet ligjore i kësaj partie, Fatmir Xhafaj deklaroi se vendimi i djeshëm për rrëzimin nga ana e KQZ e ankimimit të Partisë Socialiste “vulosi manipulimin”. Xhafaj paralajmëroi se PS do të ankimojë vendimin në Kolegjin Zgjedhor duke kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve.
Sipas Xhafës, PS ka nisur përgatitjen e akt padisë, që prej natës së mbrëmshme, pak orë pasi KQZ hodhi poshtë ankimimin e PS, ku kërkonte kundërshtimin e vendimit që shpallte fitues kandidatin e ‘Aleancës për Qytetarin’, Lulzim Basha me 93 vota më shumë.
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj deklaroi se vendimi i djeshëm i KQZ ishte i pritshëm dhe pjesë e skenarit të orkestruar nga ata që urdhërojnë këtë shumicë vendimarrje.
“KQZ përmes Ristanit e shumicës kamizake politike kundërshtoi ankimin tonë jo për thelbin pro për procedurë, për afat dhe imkopetent. “Kjo ishte pjesë e skenarit të orkestruar nga ata që urdhërojnë këtë shumicë vendimarrje “- tha Xhafaj.
Sipas tij, Lulzim Basha, falë procedurave “ekstraligjore” ka arritur t'i shpëtojë drejtësisë për akuzat e korrupsionit për rrugën Durrës- Kukës, 4 vrasjeve të 21 janarit, dhe “Përmes procedurave ekstraligjore kërkon të bëjë një tjetër vjedhje, atë të votës së qytetarëve”.
Deputeti socialist u shpreh i vendosur për t'i shkuar cështjes deri në fund cështjes. “E dimë që beteja është shumë e vështirë, sepse është mes njerëzve që zbatojnë ligjin dhe atyre të antiligjit. Por ne jemi të vendosur t’i shkojmë derinë fund, sepse jemi të bindur në kërkesën tonë të drejtë”- tha Xhafaj duke paralajmëruar se “një ditë autorët e këtij krimi elektoral do përgjigjen.”
AKT PADIA DHE PROVAT
Sekretari për çështjet ligjore i kësaj partie înformoi se gjatë natës është punuar për hartimin e kërkesë padisë dhe se po punohej për të shtuar prova të reja që "provojnë qartazi pavlefshmërinë e zgjedhjeve". Sipas tij ankimimi do të bëhet brenda afatit 5 ditor që kërkon Kodi Zgjedhor.
"Në 61 faqe janë analizat në 284 qendra votimi që ne do paraqesim në Kolegj, si dhe provat filmike për manipulimet gjatë numërimit të votave."- tha Xhafaj duke shtuar se manipulimi ka ndodhur në procesin e numërimit të fletëve në kutitë për këshillat bashkiak. "Me urdhër politik ka qenë futja e fletëve për kryetarin e bashkisë. Është parë kaseta filmike. Kanë qenë 517 vota nga të cilat në një rast 501 janë të vlefshme, 16 të pavlefshme. Cuditërisht pasi ka kaluar procesi mbi të, janë shtuar 4 fletë votimi dhe të gjitha për Bashën, dhe duke ngjeshur kanë thyer kutitë. Prandaj dhe janë thyer, sepse nuk ka krim perfekt apo kriminel perfekt."- sqaroi Xhafaj.
Provë tjetër sipas socialistëve është dhe fakti se "Në 14 korrik në këto 40 qendra fletë e votimit barazohej me numrat e zgjedhësve, pas 14 korrikut, në disa kuti ka më shumë fletëvotimi sesa zgjedhës. Janë mbi 70 kuti fletë votimi."
(s.g/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Tirana, PS kërkon pavlefshmërinë, Xhafaj: Provat në Kolegj