Arrestohet i dyshuari për marrje të ryshfetit

Njësiti i Hetimeve Rajonale për Krime Ekonomike dhe Korrupsion – Prizren, të premten ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “ Marrje e ryshfetit”. Operacioni i ndërmarrë nga hetuesit policorë ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit F. K., përgjegjës për kalibrimin e orëve të KEDS për rajonin e Prizrenit.
Si njofton Policia e Kosovës, i dyshuari kishte kërkuar ryshfet në vlerë prej 500 eurove nga një qytetar për t’i kryer shërbime me qëllim të përfitimit personal.
Rasti është kryer me aplikim të masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, “simulim i veprës së korrupsionit”.
I dyshuari akuzohet për “Shpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “ Marrje të ryshfetit”dhe atij me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.