Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Paulin Markut
UPDATE- Policia e Tiranës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e 31- vjeçarit, Paulin Marku një natë më parë tek vendi i quajtur Kthesa e Kamzës në kryeqytet.
Pas një aksioni të policisë së kryeqytetit është arrestuar, shtetasi Astrit Vladi, 30 vjeç. Ndërsa hetimet e policisë vazhdojnë për zbardhjen e plotë të vrasjes, pista kryesore sipas efektivave blu vazhdon të mbetet hakmarrja.
Paulin Marku nga Puka u ekzekutua rreth orës 20:00 të së martës në Tiranë. Ai ishte duke udhëtuar me një motoçikletë, ndërsa është qëlluar për vdekje nga një makinë në ecje e sipër.