Kërkesa e PS-së, kryetari i KQZ-së jo nga shumica
Keqpërdorimi i KQZ-së, nga mazhoranca çoi në dështimin e zgjedhjeve të 8 majit dhe për të evituar një situatë të ngjashm në 2013, kryetari i këtij institucioni duhet t`i takojë opozitës. Është avokati i PS-së, Eridian Saliani, i cili e sheh të nevojshëm ndryshimin e Kodit për përbërjen e KQZ-së, dukur u bazuar në kritiakt e lëshuara nga raporti i OSBE/ODIHR.
Sipas Salianit, për arritjen e standardeve në zgjedhje, duhet ndryshuar sistemi i organizimit të tyre. Për Salianin, raporti konfirmoi se vendimet e Kolegjit Zgjedhor ishin kontradiktore.
Raporti i ODIHR-it, rekomandonte rishikimin e kompozimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por, ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume shkon përtej kësaj, duke propozuar votimin, vetëm me shumicë të cilësuar të çdo vendimi të KQZ-së.
Raporti prej 37 faqesh, i OSBE/ODIHR i cilësoi zgjedhjet e 8 majit si transparente por të polarizuara, ndërsa renditi një sërë rekomandimesh për arritjen e mbajtes së zgjedhjeve me standarde në Shqipëri.