E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arrestohet i riu me pistoletë/ Durrës, vihet në pranga 36-vjeçari Hekuran Sefa

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person i cili u kap me armë zjarri.

Në pranga ka rënë Hekuran Sefa, 36-vjeç, i cili gjatë momentit të arrestimit u gjet me pistoletë me vete.

I riu, banues në Borizanë të Fushë-Krujës e kishte armën e zjarrit me fishek në fole, gati për qitje.

Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me municionin luftarak.

Arrestimi i tij vjen në kuadër të aksioneve blic të policisë në disa qarqe të vendit, për kapjen e personave të rrezikshëm dhe atyre të shpallur në kërkim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›