E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Ai dyshohet se është i përfshirë në përgatitjen dhe trafikimin e drogës në zonën e Imperias.

Mediat italiane shkruajnë se i arrestuari është i riu me inicialet I.A.

Sipas hetimeve, ai kishte organizuar një rrjet trafikimi droge, përfshirë kokainë, krak (crack) dhe marihuanë, me qëllim furnizimin e të rinjve të droguar në kryeqytet dhe qytetet fqinje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij iu gjet një sasi e konsiderueshme droge.

Policia sekuestroi 54,51 gramë kokainë, 62,9 gramë krak dhe 15,5 gramë marihuanë.

Gjatë kontrollit të banesës u zbulua edhe një një laborator i vërtetë i përdorur për përgatitjen, konservimin, peshimin dhe paketimin e lëndëve narkotike

Policia sekuestroi gjithashtu edhe një sasi të madhe parash. Pas arrestimit, shqiptari është izoluar në paraburgim, në pritje të procesit hetimor dhe gjyqësor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›