E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hamasi akuzon Izraelin se po vonon hyrjen e ndihmave në enklavë, përgjigjet Tel Aviv: Lajme të rreme

Hamasi ka akuzuar Izraelin se po vonon hyrjen e ndihmave në rripin e Gazës, duke paralajmëruar se kjo mund të ketë pasoja për lirimin e pengjeve, siç parashikohet në marrëveshjen e armëpushimit. Tel Avivi mohon akuzat.

“Ne paralajmërojmë se vonesat aktuale dhe mosplotësimi i këtyre kushteve do të ndikojë në përparimin e marrëveshjes dhe kjo përfshin shkëmbimin e të burgosurve,” tha një zyrtar i Hamasit.

Një zyrtar tjetër tha se Hamasi kërkoi ndërhyrjen e ndërmjetësve të Katarit dhe Egjiptit “për të detyruar forcat okupuese të respektojnë marrëveshjen dhe të shmangin krijimin e krizave”.

Autoritetet izraelite hodhën poshtë akuzat e zyrtarëve të Hamasit si “lajme të rreme”.

“Ky është thjesht ‘lajm i rremë’,” tha një zëdhënës i Cogat, agjencia izraelite që mbikëqyr çështjet politike në territoret e pushtuara palestineze./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›