Arrestohet irakiani në Gjermani, dyshohet se kishte planifikuar një sulm në një treg Krishtlindjesh

Një 37 vjeçar irakian është arrestuar në Gjermani nën dyshimin se po planifikonte një sulm në një treg të hapur Krishtlindjesh në Augsburg mbrëmjen e së mërkurës.
Sipas policisë, ndaj irakianit ishte lëshuar tashmë një urdhër-arresti për dëbimin e tij pasi kërkesa për azil ishte refuzuar.
37 vjeçari po monitorohej nga autoritetet për shkak të disa postimeve në internet në favor të Shtetit Islamik.
Pas arrestimit, u zbulua se ai kishte bërë fotografi të tregut të Krishtlindjeve të qytetit ku dyshohet se do të kryente sulmin./abcnews.al