Arrestohet ish-komandanti i Xhihadit Islamik në Shqipëri

Mohamed al-Zavahiri
Kajro, 21 Mars 2011 – Arrestohet ish-komandanti i Xhihadit Islamik në Shqipëri. Mohamed al-Zavahiri është vëllai i personit numër 2 në rrjetin terrorist të Al Kaidas, Ayman al Zavahiri
Burime policore bënë të ditur për agjencinë gjermane të lajmeve dpa, se “në Egjipt është riarrestuar pak pas lirimit ish-komandanti i aktiviteteve të Xhihadit Islamik në Shqipëri dhe në Bosnjë”.
Mohamed al-Zavahiri, është vëllai i personit numër 2 në rrjetin terrorist të Al Kaidas, Ayman al Zavahiri, i cili besohet se është në arrati së bashku me Osama Bin Ladenin. Mohamed Al Zavahiri qëndroi në burg për 10 vjet.
Por në vitin 1998 një gjykatë egjiptiane e pati dënuar atë me vdekje në mungesë.
Tani ai do të dalë para një gjyqi ushtarak, për të rivlerësuar përzierjen e tij në ngjarjet e vitit 1998.
Gjatë luftërave ballkanike në vitet ’90, si komandant ushtarak i rrjetit terrorist Xhihadi Islamik, Mohamed al-Zavahiri ka drejtuar aktivitetet e grupit në Shqipëri dhe Bosnjë.
Së bashku me të vëllanë, zëvendësin e Bin Ladenit, Mohamed al-Zavahiri besohet se kanë drejtuar lëvizjen e Xhihadit Islamik në Egjipt.
Lajme të ngjashmeReferendumi, Egjipt: 77 % e egjiptianëve “po” ndryshimeve në KushtetutëAl Kaeda inkurajon libianët: Mos u tërhiqni nga lufta kundër GheddafitGazetaret e dhunuaraPas 18 ditësh Egjipti sërish në rrugë, sot në “Marshin e Fitores”Teknologjia kundër diktaturës Lidhje: Al Kaida, Ayman al Zavahiri, kajro, komandanti Xhihadit Islamik në Shqipëri, Mohamed al-Zavahiri, Osama bin Laden