E Shtunë, 31 Tetor 2026

Admir Tafili: Lajmërova shefin e krimeve se do i vrisja vëllezërit

Gjykata e Shkodrës, nën masa të rrepta sigurie, ka caktuar masën e sigurisë për të akuzuarin si autor të vrasjes së dy vëllezërve Pjetrushi,Admir Tafili. Gjatë caktimit të masës së sigurisë, kanë qenë prezent rreth 100 policisë, duke parë rrezikshmërinë e të akuzuarit.

Gjykata ka vendosur që ta lërë Tafilin në burg deri në përfundimin e hetimeve të prokurorisë. Gjatë marrjes së pyetje nga ana e policisë, Tafili e ka pranuar vrasjen e dy vëllezërve. Tafili tha se kishte lajmëruar -ish shefin e krimeve se do i vriste vëllezërit.

“I vrava dy vëllezërit Tafili për hakmarrje ndaj vrasjes që Prel Pjetrushi kreu ndaj babait tim Bahri Tafili. Kam komunikuar me vëllain e tyre, Prel Pjetrushi dhe i kam thënë se nëse nuk kthehej ai do të hakmerresha me vëllezërit e tij, tha Tafili.

Admir Tafili u arratis në datën 2 tetor të vitit 2010 nga shtëpia e tij, ku kishte marrë një leje disa ditore nga burgu për të takuar familjen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›