E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet ish-presidenti i Tajvanit

Ish-presidenti i Tajvanit, Chen Shui-bian eshte arrestuar sot pas akuzave per korrupsion. Sipas mediave lokale, Chen i cili akuzohet per pervetesimin e 200 mije dollareve amerikane, u mbajt ne pyetje nga prokuroria per gjashte ore.

Ish-presidenti i cili perfundoi mandatin e tij ne maj, ngriti duart larte perpara gazetareve duke bertitur: “Persekutim politik! Rrofte Tajvani!”.

Chen u pyet per akuzat per pervetesim te fondeve publike dhe pastrim parash. Pas marrjes ne pyetje prokuroret vendoset te kerkonin nga gjykata ndalimin e tij.

Gjate gjithe kohes Chen ka mohuar akuzat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›