E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush rrefen takimin me Obamen

Presidenti amerikan George W. Bush ka deklaruar se gjate takimit me presidentin e zgjedhur Barack Obama ne Shtepine e Bardhe, ka keshilluar pasardhesine e tij per procesin e kalimit te detyres.

Ne nje interviste per CNN-in, e para qe pas zgjedhjeve te 4 nentorit, Bush pohoi se ishte keshilluar me ish-presidentin Bill Clinton perpara takimit me Obamen.

“Me kujtohej biseda qe kam pasur me paraardhesin tim Bill Clinton. Faktikisht e mora ne telefon pardje: Bill, po behem gati te takohem me presidentin e ri dhe me kujtohet mikepritja e ngrohte qe me bete. Shpresoj qe te jem aq mikeprites me presidentin e ri Obama sa ju ishit me mua”, u shpreh Bush duke treguar biseden me Clinton.

Ai e pershkoi atmosferen gjate takimit ne Dhomen Ovale me Obamen si te relaksuar dhe tha se i ka ofruar liderit te ardhshem te Amerikes, keshilla per periudhen e kalimit te detyres. Bush tha gjithashtu se Obama ishte i interesuar per menyren se si dy vajzat e tij do te pershtaten me jeten ne Shtepine e Bardhe.

“Ishte interesante ta shikoje se si ngjiste shkallet”, tha Bush. “Ai donte te shikonte ku vajzat e tij te vogla do te flinin. Me siguri ai do t’i sjelle nje kuptim familjar Shtepise se Bardhe, dhe shpresoj qe une dhe Laura beme te njejten gje. Dashuria per vajzat e tij do te jete nje pjese e rendesishme e presidences”, shtoi presidenti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›