E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arrestohet kapiteni i anijes, tentoi të fuste naftën e papërnuar ruse në treg

Policia e Durrësit ka vënë në pranga kapitenin e anijes, ku pak ditë më parë u zbulua një sasi e madhe nafte kontrabandë.

Në pranga ka përfunduar shtetasi rus Alexey Amazov.

Arrestimi i tij u bë pas bllokimit të anijes me flamur liberian, ku u gjetën 22 500 ton naftë e papërpunuar ruse.

Uniformat blu kane bërë edhe sekuestrimin e mjetit lundrues, që ishte nisur nga azerbajxhani dhe pretendohet se është ngarkuar me naftë në portin kallamata të greqisë, nga një anije tjetër. Sasia e karburantit do të hynte kontrabandë në vendin tonë për t’u tregtuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›